Nisin shkarkimet në Ulzë e Shkopet

07/02/2015 00:00

Rritja e nivelit të prurjeve të Lumit Mat ka bërë që të hapen portat e dy hidrocentraleve, Ulzëz dhe Shkopetit.

Janë hapur dy nga katër portat e Hidrocentralit të Ulzës. Në Hidrocentralin e Ulzës prurjet janë 364 metër kub në sekondë dhe shkarkimet rreth 300 meter kub.

Në Hidrocentralin e Shkopetit kuota maksimale është 76 metra dhe prurjet janë 380 metër kub dhe shkarkimi 400 metër kub në sekondë.

Të dy hidrocentralet punojnë me kapacitet të plote, ku ai i Ulzës me katër turbina dhe ai i Shkopetit me dy të tilla.

Top Channel