Jemeni në duart e rebelëve, shtetet e Gjirit Arab kërkojnë reagim ndërkombëtar

07/02/2015 00:00

Rebelët Houthi kanë njoftuar se janë duke marrë përsipër qeverisjen e vendit dhe shpërndajnë parlamentin.

Në një deklaratë në televizion, ata kanë thënë se do të ngrenë një këshill prej pesë anëtarësh, i cili do të veprojë si institucion i presidentit për një periudhë të përkohshme.

Rebelët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa, duke detyruar presidentin të jepte dorëheqjen në janar.  Njoftimi erdhi menjëherë pas dështimit të bisedimeve për paqe të ndërmjetësuara nga OKB-ja.

Të mërkurën përfundonte afati kohor që rebelët i kishin vendosur partive politike që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund trazirave politike në vend, duke kërcënuar për të vepruar në mënyrë të njëanshme në të kundërt.

Ministrat nga Bahrejni, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Kuvajti shprehën shqetësim rreth zhvillimeve të fundit në Jemen. Këto shtete kanë bërë thirrje për një reagim të fortë ndërkombëtar në Jemen.

Top Channel