
Kur flitet për plotësimin e kërkesave të tij, Antonio Conte është kokëfortë dhe këtë e ka treguar në të shkuarën edhe me dorëheqjen e beftë nga skuadra e Juventusit.
E njëjta gjë rrezikon të përsëritet edhe tani që ish-trajneri bardhezi ka marrë në drejtim kombëtaren italiane.
Sipas mediave italiane marrëdhëniet mes Conte-s dhe federatës italiane të futbollit janë krisur për shkak të mosplotësimit të kërkesës së tij për të grumbulluar skuadrën këtë muaj. Kjo kërkesë e tij hasi në kundërshtimin e fortë të klubeve, të cilat mbështeteshin edhe nga rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s që nuk i detyron të lejojnë lojtarët të grumbullohen me kombëtarët përkatëse tej datave zyrtare të ndeshjeve.
Ky zhvillim i ri mund të largojë Conte-n që prej muajit qershor, edhe pse në një intervistë të mëhershme ai pati deklaruar se do të drejtojë kombëtaren në europianin e 2016-ës.
Top Channel