Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi në vitin 2027
Skandali që rrethoi Presidenten argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner, ka vërtet një komplot të përfshirë në të, por që u ndrydh së tepërmi, deri sa këtë javë u shformua sërish, kur u mësua zhdukja e ish-shefit të spiunazhit të vendit.
Horacio Antonio Stiuso supozohej se do të dëshmonte gjatë së enjtes në lidhje me vdekjen misterioze të një prokurori special, i cili kishte ngritur akuza të ashpra ndaj Fernandezit. Autoritetet nuk kanë mundur ta gjejnë ish-drejtorin e Sekretariatit të Zbulimit, e jo më ta njoftonin atë se ishte thirrur për të dëshmuar.
Intriga që rrethon atë, prokurorin e vdekur dhe Presidenten aktuale të vendit daton qysh herët në vitin 1994, kur një makinë-bombë shkatërroi një qendër hebraike në Buenos Aires, duke lënë 85 viktima.
Prokurori special, Alberto Nisman, implikoi edhe Iranin në atë sulm, në raportin investigues prej afro 300-faqesh. Më pas ai akuzoi Fernandezin se kishte mbuluar përfshirjen e Teheranit, në mënyrë që të mundësonte një marrëveshje tregtare.
Argjentina e goditur rëndë financiarisht, sipas akuzës, do të mund të merrte naftën iraniane në këmbim të furnizimit me mish dhe grurë. Vetëm pak pasi dorëzoi raportin e tij dhe një ditë përpara se ai të dëshmonte përpara ligjvënësve në lidhje me akuzat e tij të lëshuara në janar, Nisman u gjet i vdekur në apartamentin e tij me një plagë plumbi në kokë.
Në koshin e plehrave të tij, hetuesit gjetën një urdhër-arresti në hartim e sipër për Fernandezin.
Presidentja reagoi shumë shpejt, duke e quajtur atë një vetëvrasje, e ndryshoi qëndrimin e saj vetëm pak ditë më vonë. Nga testimi mjekësor nuk u gjet asnjë mbetje baruti në duart e Nismanit, ashtu siç mund të pritej nëse do ta kishte tërhequr ai këmbëzën e armës.
Qeveria e Fernandezit akuzoi agjencinë e zbulimit për vdekjen e tij, madje Presidentja dorëzoi një projektligj për shpërbërjen e agjencisë aktuale dhe për zëvendësimin e saj me një Agjenci të re Federale të Inteligjencës.
Senati nisi debatet për këtë projektligj të mërkurën, ndërsa mbështetësit shpresonin ta kishin atë në tryezën e Fernandezit për nënshkrim më 25 shkurt. Ajo në fakt e drejtoi gishtin tek ish-kreu i shërbimeve sekrete, Stiuso, duke e akuzuar atë se i kishte dhënë informacione të rreme Nismanit dhe se kishte dorë gisht në vdekjen e tij. Sipas pretendimeve të saj, Stiuso kërkonte të përdorte Nismanin për ta diskredituar Presidenten, pas shkarkimit të tij vitin e kaluar.
Por, zëvendësuesi i Stiusos, Oscar Parrilli, vendosi ta thirrte sërish atë, jo si agjent por si dëshmitar. Të enjten, drejtori i ri tha se Fernandezi do ta çlironte Stiuson nga premtimi i tij për të ruajtur sekretet.
“Presidentja e kombit na ka dhënë direktivat e nevojshme, ndërsa ne po punojmë për përgatitjen e autorizimit për të çliruar Stiuson nga detyrimi për të mbajtur sekrete”, tha Parrilli. Edhe pse nuk lejohej të dëshmonte, ai sërish nuk mund të gjendet.
Top Channel