Merkel e Hollande në Kiev me një plan të ri

05/02/2015 00:00

Situata e renduar ne rajonet lindore te Ukraines çon ne Kiev presidentin
francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel per te
prezantuar se bashku nje iniciative te re paqeje.

Shefi i Elizese sqaroi se do t`iua beje te njohur zyrtareve ukrainas planin e kompromisit perpara takimit me Vladimir Putinin ne moske te premten.

“Ukraina eshte ne lufte. Arme te renda po perdoren ne ate vend e civile po vriten perdite. Propozimi i ri i paqes bazohet ne integritetin territorial te Ukraines dhe mendoj se mund te jete i pranueshem nga te gjithe”, tha Hollande.
 
Ne kendveshtrimin e Hollande-it, koha eshte teper e vyer persa i takon gjetjes nje zgjidhjeje me qellim nderprerjen e luftimeve. Nje zedhenes i Kremlinit pohoi se Putin do te takohet neser me te dy lideret europiane per te diskutuar sesi t’i jepet fund sa me shpejt qe te jete e mundur luftes civile ne juglindje te Ukraines.

Sa per armatosjen e kesaj te fundit, Hollande kujtoi se ekziston nje mundesi tjeter: diplomacia. Megjithate, kjo nuk eshte nje rruge qe do te zgjase pafundesisht, paralajmeroi kreu i shtetit francez.

Perpjekja diplomatike e radhes per fundin e konfliktit te pergjakshem qe ka marre 5.000 jete njerezish ne 11 muaj, vjen ne mesin e nje pershkallezimi te ri te situates ne rajonet lindore, ku perplasjet e armatosura mes separatisteve dhe forcave te Kievit, keto dite, jane intensifikuar ndjeshem.

Top Channel