Aksident në Dushk të Lushnjës, zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë drejtuesi 70-vjeçar
Prefekti i qarkut Gramsh, Arben Kamami ka mbledhur mesditën e së martës shtabin e emergjencave civile të qytetit, i cili aktualisht ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të reshjeve të shiut rënë ditët e fundit.
Në këtë mbledhje u evidentuan një sërë problemesh të ndodhura në këtë qark, kryesisht në shumë zona rurale. Nënprefektja e Gramshit, Zamira Bezati pohoi se se si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar çatitë e dy shkollave, njëra prej të cilave në Grabovën e Sipërme, ku mësimi aktualisht zhvillohet në një ambient të marrë me qira.
Po në këtë fshat janë evakuuar tre familje për shkak të përmbytjes nga përroi që kalon në banesat e tyre dhe aktualisht ata janë strehuar tek të afërmit.
Një tjetër shkollë është dëmtuar në komunën Kukur, në fshatin Granzhdan, ku po ashtu ka dëmtime çatia e shkollës dhe prej katër ditësh nxënësit nuk zhvillojnë mësimin pasi edhe rruga është e bllokuar si pasojë e vërshimit të përrenjve.
Edhe në fshatin Renaz është dëmtuar çatia e shkollës dhe mësimi po zhvillohet në një ambient të marrë me qira. Në komunën Kukur, sipas Bezatit, dy ura janë shembur pjesërisht duke bërë që qarkullimi të bëhet vetëm në këmbë pasi është e pamundur që në to të kalojnë mjete.
Gjithashtu vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Elbasan-Gramsh si pasojë përmbytjes së urës Shushicë nga dalja e lumit Devoll nga shtrati, ndërsa është tërësisht e kalueshme rruga tjetër që të çon në qytetin e Gramshit.
Vazhdon të jetë e pakalueshme rruga për në komunën Kushovë, edhe këtu për shkak të mbulimit të urës nga ujërat. Të paktën 11 fshatra të kësaj komune janë të bllokuar, por fatmirësisht në të gjitha zonat që përbëjnë vështirësi deri tani nuk ka pasur emergjenca shëndetësore.
Gjithësesi, në këtë mbledhje emergjente, ku ishte i pranishëm edhe prefekti Kamami, u diskutua marrja e masave të menjëhershme me qëllim që të evitohet ndonjë incident i mundshëm dhe që të gjitha instancat të jenë në gadishmëri për ndonjë rast emergjent.
Top Channel