
Borussia Dortmund nuk di të dalë nga kriza. Edhe në javën e 19 ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp nuk ka arritur të fitojë përballë tifozëve të saj. Ndeshjen ndaj Augsburg verdhezinjtë e humbën 1-0 dhe vazhdojnë të qëndrojnë në fundin e renditjes me 16 pikë.
Edhe pse miqtë luajtën 25 minutat e fundit të takimit me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Janker, Borussia nuk arriti dot të krijonte raste të pastra për shënim.
Goli i fitores për Augsburg u shënua nga Bobadilla në minutën e 50.
Ndeshjet e tjera të javës së 19 të Bundesligës të luajtura mbrëmjen e së mërkurës dhanë këto rezultate:
Hertha Berlin – Bayer Leverkusen 0-1
Hoffenheim – Werder Bremen 1-2
Koln – Stuttgart 0-0
Paderborn – Hamburg 0-3
Top Channel