OSHEE: Stakime energjie në nënstacionet e përmbytura

03/02/2015 00:00

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton se ka
stakuar energjinë në disa nënstacione elektrike aktualisht të përmbytura
për shkaqe sigurie.

Për pasojë familje të tëra mbeten pa energji elektrike në Fier e Vlorë.

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme jo vetëm në bujqësi dhe blegtori, por edhe në nënstacione të energjisë elektrike. Uji i futur nëpër kabina e ka bërë të pamundur furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

OSHEE njofton se puna po vijon intensivisht për kthimin e situatës në normalitet.

 

Top Channel