Dëmtohet argjinatura në Shkumbin. Probleme në Kurvelesh dhe Gur të Zi

03/02/2015 00:00

Prishja e argjinatures së lumit Shkumbin në periferi të qytetit të
Librazhdit ka bërë që lumi të dalë nga shtrati duke rrezikuar dhjetera
banesa dhe biznese ne kete zone.

Ujerat e rrembyer tashme u jane afruar banesave dhe perkeqesimi i situates se motit mund te shkaktoje deme te konsiderueshme.

Ne rrethin e Librazhdit jane bllokuar disa akse rrugore per shkak te rreshkitjeve te dherave.

Kurvelesh, rrëshket rruga

Banorët e Kurveleshit janë izoluar për shkak se rruga e tyre është zhdukur. Per shkak te mosmirembajtjes dhe rreshjeve te shiut e gjitha rruga ka rreshkitur dhe eshte bere e pakalueshme jo vetem per mjetet por edhe kembesoret.

Sipas deshmise se banoreve e gjithe zona eshte kthyer ne balte te rrezikshme per kedo qe kalon mbi te. Rruga lidh shume fshatra te zones. Ndersa keto jane fotot e realizuara ne ujesjellesin e Pocemit. E gjithe struktura ka dale jashte kontrollit per shkak te sasise se madhe te ujit.

Rrëshket rruga edhe në Gur të Zi

Demtime të rrugeve ka edhe ne veri te vendit, ne fshatin Ganjoll te Komunes Gur i Zi ne Shkoder. Rruga qe lidhe kete fshat me Vaun e Dejes eshte e kalueshme me veshtirse vetem me nje kalim pasi dherat kane zene me shume se gjysma e rruges. Nga rreshkitja disa banesa kane nisur te marrin te çara dhe demtime serioze.

Gjithashtu mjaft rrezik per zonen paraqet dhe shtylla e tensionit te larte 110 kilovolt, e cila rrezikon te rreshqase mbi banesa dhe punonjesit e OST-së po punojne per ta mbajtur nen kontroll.

Top Channel