Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, merret në pyetje vëllai i autorit të dyshuar. Armand Shakaj ka ndërruar disa numra celulari Përmbytja për fat të mirë nuk shkaktoi dëme në njerëz, ndaj një ditë më pas të gjithë llogarisin dëmet financiare. Kafshët e pësuan më keq në këtë histori.
Duke shpjeguar humbjet, barinjtë thonë se qingjat që mungojnë i numërojnë nga blegërimat e deleve. Sipas barinjve, delet thërrasin të vegjëlit kur nuk i gjejnë. Ata tani kërkojnë nga komuna dëmshpërblim.
“Arritëm që të shpëtonim disa. Llogaritja është 7 qengja. Të paktën të mbajmë gjallë këto që shpëtuam. I kam kërkuar ndihmë komunës, por asnjë nuk është paraqitur. Le të vijnë e të na shohin”, thotë një prej tyre.
“Presim nga shteti të na ndihmojë, kanalizimet janë drangull të gjitha”, ankohet një tjetër.
Ai që ka shpëtuar lopët ndihet më i çliruar, të tjerë përpiqen ta mbajnë gjallë, disa të tjerëve u ka humbur. “Të vijë shteti të më thotë mua ç’hall ke”, proteston një prej tyre.
Shtëpitë mbeten ende në ujë. Disa nga banorët e fshatit kanë filluar të pastrojnë, të tjerë presin nga organet shtetërore. Por ka edhe shtëpi që janë kthyer në ishuj. “Ne këtë kishim, shteti le të vijë e të shohë”, shprehet një grua.
Bishani është një fshat i madh që kërkon vëmendje, por jo vetëm kaq. Sipas tyre, dalja në autostradë do t’i ndihmonte shumë, qoftë dhe në rast përmbytjeje.
Top Channel