Vjosa kërcënon njerëzit, operacione shpëtimi për banorët e rrethuar nga uji

02/02/2015 00:00

Policia, ushtria dhe emergjencat civile po vijojnë operacionet e
shpëtimit në jug te vendit. Situata me dramatike duket se aktualisht
eshte ne fshatin Darëzeze në Fier, por edhe në Novoselë.

Fatmiresisht asnje person nuk ka humbur jeten nga vërshimi i ujrave, por dëmet ne banesa, bujqesi e blektori janë te jashtëzakonshme.

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha u shpreh se dëmet materiale janë tepër të mëdha, pa dhënë shifra zyrtare.

Megjithatë, – tha Hoxha, – për ne rëndësi ka jeta e njerëzve dhe kemi marrë masa për evakuimin e banorëve aty ku gjendja është me e rëndë, si dhe furnizimin me ushqim dhe ujë të pijshëm në zona të tjera.

Prefektja sqaroi se gjendja e emergjencës është në të gjithë qarkun dhe të gjithë strukturat e shtetit janë në këmbë për të përballuar situatën.

Ndërkohë edhe pse reshjet kanë pushuar, situata në Darëzezë është ende problematike, pasi prurjet e ujit vijojnë duke sjellë dëme në zonë.

Në fshat paraditen e sotme mberriten ekipet e emergjencave civile. Po ashtu kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt zonave të përmbytura për të parë nga afër gjendjen e krijuar.

Top Channel