Policia e Shtetit në shërbim të përforcuar në disa qarqe të rrezikuara

01/02/2015 00:00

Policia e Shtetit ka kaluar në një shërbim të përforcuar, pas një urdhri të dhënë nga drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi.

Policia Rrugore, Policia e Rendit dhe Forcat lëvizese Operacionale kaluan në shërbim të përforcuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Në disa Drejtori Policie, ku situata është më emergjente, si në Gjirokastër, Korçë, Fier, Vlorë dhe Kukës, janë ngritur e funksionojnë grupet e emergjencës.

Me anë të një deklarate publike, Policia ka kërkuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bashkëpunojnë me patrullat e Policisë Rrugore.

Top Channel