Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rika, momenti kur humbet ekuilibrin dhe përfundon në det ISIS ka shpërndarë një video të ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto, duke i prerë atij kokën.
Lajmin e bën të ditur Site, faqja amerikane e internetit që monitoron xhihadizmin online. Videoja, e gjatë 1 minutë dhe 7 sekonda, është prodhuar nga shtëpia e produksionit të ISIS, Al Furqan, dhe është postuar gjatë së shtunës në Twitter.
Goto shfaqet i veshur me një tutë portokalli, sikurse pengjet e mëparshme të Shtetit Islamik. Ai duket se është vrarë nga xhihadisti i njohur me prejardhje britanike, që identifikohet si “Xhihadisti Xhon”.
John i drejtohet qeverisë japoneze duke thënë: “Ju, bashkë me aleatët tuaj idiotë, nuk e keni kuptuar që ne jemi të etur për gjakun tuaj”.
Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani.
Amani zyrtar kishte shprehur gatishmërinë për lirimin e saj, duke kërkuar në këmbim edhe lirimin e pilotit jordanez të rrëzuar dhe që ndodhet në duart e ISIS, Muaz Kassasbe.
Nga ana e saj qeveria e Tokios po përpiqet të verifikojë videon e transmetuar në internet që tregon vdekjen e pengut të dytë japonez, bën të ditur agjencia e lajmeve “NHK”.
Top Channel