Moti i keq, probleme me energjinë në Tiranë e rrethe

30/01/2015 00:00

Moti i keq me shira, në disa raste të dendura, dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Sipas informacioneve të fundit, në disa zona të kryeqytetit energjia është ndërprerë, ndërsa në disa të tjera ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.

Situatë e ngjashme paraqitet dhe në qytete të tjera, si në Lushnje, ku janë prekur disa lagje të qytetit, ndërsa në Korçë janë prekur kryesisht fshatrat përreth.

Top Channel