
Vilareali ka arritur një sukses historik mbrëmjen e së enjtes, duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e klubit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
“Nëndetësja e verdhë” fitoi edhe në ndeshjen e dytë, me të njëjtin rezultat 1-0, ndaj Getafes, duke fituar të drejtën për të qenë në fazën tjetër të kupës, ku do të gjejë Barcelonën e kualifikuar vetëm një ditë më parë pas fitores ndaj Atletikos.
Ndeshja e luajtur në fushën e Getafes u dominua thuajse gjatë gjithë 90 munitëshit nga miqtë, ndërsa autor i golit të vetëm të ndeshjes ishte Moreno në minutën e 79.
Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes u luajtën edhe dy çerekfinalet e tjera, ku Bilbao fitoi me një gol ndaj Malagës dhe u kualifikua për më tej, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim, ndërsa do të luajë përballë Espanjolit, i cili edhe pse u mund 1-0 nga Sevilja u kualifikua, pasi kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë.
Top Channel