
I inatosur me gjykimin në ndeshjen kundër Barcelonës, mesfushori i Atletikos së Madridit, Arda Turan në një moment të ndeshjes, kur këpuca e majtë i kishte dalë nga këmba gjatë një dyluftimi me lojtarët katalanas, në shenjë revolte e hedh atë në drejtim të gjyqtarit anësor.
Vetë mesfushori shpëtoi vetëm me një karton të verdhë, por ndërsa gjyqtarët nuk e vunë re anën komike të gjestit, rrjetet sociale po.
Në internet qarkullojnë dhjetra modifikime të hedhjes së këpucës, që nga rasti i bujshëm gjatë vizitës së presidentit amerikan, George W. Bush në Irak, tek lojërat kompjuterike e deri tek përralla e famshme e “Hirushes”.
Vetë futbollisti është shprehur se dëshiron që ta hedhë pas krahëve këtë incident, por jo shokët e tij të skuadrës, të cilët ia kujtuan edhe gjatë ditëlindjes duke i dhuruar një tortë në formën e këpucës.
Top Channel