Zyra e ALUIZNI-t në Berat, fluks qytetarësh për aplikime

29/01/2015 00:00

Ditët e fundit të afatit të paraqitjes së dokumentacioneve për legalizime në Qarkun e Beratit, janë shoqëruar me një fluks qytetarësh.

Pranë zyrës së ALUIZNIT, në këtë qark mësohet se janë bërë, që nga muaji shtator i vitit 2014 deri në ditën e sotme, 5 mijë kërkesa për legalizime në ndërtime të reja dhe shtesa në objekte.

Drejtori i kësaj zyre në këtë qark, Përparim Sina bën me dije se për të përballuar këtë fluks kërkesash nga ana e qytetarëve është dashur që të shtohet dhe personeli në shërbim, pasi gjatë kësaj periudhe janë bërë 80% më shumë kërkesa se ç’janë bërë nga viti 2006,  vit në të cilin ka nisur procesi i legalizimit.

Sipas drejtorit Sina, kërkesat më të mëdha për legalizimi vijnë nga rrethi i Beratit dhe rrethi i Kuçovës më pak nga rrethi i Skraparit.

E ndërsa vijon puna me pranimin e kërkesave nga ana e qytetarëve, kjo zyrë ka përfunduar 346 dosje me leje legalizimi, ndërkohë që janë 192 dosje të tjera, për të cilat qytetarët do të vazhdojnë procesin duke bërë pagesat përkatëse për ndërtimet në tokë shtet.

Top Channel