Vlorë, zbulohet një laborator paketimi lëndësh narkotike

29/01/2015 00:00

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Policia e Vlorës bllokoi një punishte të përpunimit dhe paketimit të hashashit.

Punishtja ndodhej ne ambientet e baneses se shtetasit Agron Velaj ne nje banese ne fshatin Mifol te Vlores. Policia gjeti atje 150 kilogramë hashash, si dhe disa mjete te perpunimit dhe paketimit te droges.

Ne ambientet e shtepise se Agron Velaj, ku nje dhome e kesaj shtepie sherbente si laborator eshte zbuluar nje sasi e konsiderueshme hashashi i cili ishte grire dhe presohej ne pako 1 kilogramëshe. Ne vendgjarje policia ka sekuestruar dhe disa paisje te cilat sherbenin per presimin e droges, nje prese, natriban, peshore dhe sende te cilat sherbenin per presim dhe paketim.

Nderkohe eshte shpallur ne kerkim pronari i shtëpisë Agron Velaj, i cili eshte dhe pronari i baneses ne te cilen u gjet droga. Po ashtu polica ka sekuestruar dhe automjetin e Velajt, i cili ne momentin qe eshte afruar policia e ka braktisur ate duke u larguar perfituar dhe nga eresira e nates.

Gjithashtu policia ka shpallur ne kerkim dhe Luan Velaj kusheririn e tij i cili eshte larguar. Po ashtu nje person i trete i pa identifikuar eshte shpallur ne kerkim. Polica se bashku me prokurorine kane marre ne pyetje dhe pjestaret e tjere te familjes te cilet ndodheshin ne banese ne momentin e gjetjes se droges.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA