Vlorë, protesta për banesat që do të prishen

29/01/2015 00:00

Pronaret e banesave që do të shkatërrohen për t’i hapur rrugën ndërtimit
të vazhdimit të superstradës në Vlorë protestuan të enjten para
Bashkisë së Vlorës.

Paradite, ata kane marre ne dore nga INUK njoftimin zyrtar per t’u larguar nga banesat pas pese ditesh per te hapur rrugen punimeve.

Nderkohe qe mesohet se banoreve ju eshte ofruar pagimi i qirave te shtepive ku do shkojne per dy vjet si dhe demshperblimi i pronave qe do te shkaterrohen. Por banoret kerkojne me shume dhe per kete arsye ata kane shkuar prane Bashkise se Vlores. Ne bashki ata kane hyre me force deri ne zyren e kryebashkiakut Gjika me te cilin kane debatuar.

Nderhyrja e policise ka larguar turmen nga ambientet e bashkise ndersa nje perfaqesi prej 10 personash ka biseduar me kryebashkiakun.

Jane 130 banesa te cilat do te prishen per vazhdimin e superstrades. Nje pjese e banesave jane ende ne proces legalizimi.

Top Channel