Vlahutin: Nivelet vendore, shtyllat e BE-së

29/01/2015 00:00

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka qënë këtë të enjte në qytetin e Beratit, ku organizoi një takim me kreun e Bashkisë, Fadil Nasufi.

Vlahutin, e shoqëruar nga shefi i Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Margas, u njohën me investimet që qyteti i Beratit ka përfituar nga Bashkimi Europian.

Kryebashkiaku Nasufi në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur vetëm mbështetjen politike nga BE, por dhe atë ekonomike pasi qyteti i Beratit ka përfituar investime të rëndësishme si ai në lagjen muzeale të Kalasë, rihapjen e muzeumeve, projekte si integrimi i komunitetit rom, etj.

Nga ana e saj ambasadorja Vlahutin foli mbi rëndësinë e nivele vendore, të cilat ajo i konsideroi si themele të Bashkimit Europian.

“Për ne, komunitetet vendore janë shumë të rëndësishme. Mënyra më e mirë për të gjithë vendin që të prëgatitet për në BE është përfshirja ambicioze e komuniteteve vendore”, deklaroi Vlahutin.

Top Channel