Rënia e temperaturave, borë dhe ngricë në Bulqizë

27/01/2015 00:00

Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme në veri-lindje të vendit ka bërë që Bulqiza të përfshihet nga reshje dëbore dhe ngrica gjatë natës.

Në disa rrugë rurale, përfshirë edhe atë që të çon drejt Peshkopisë, ka probleme për shkak të akujve.

Me vështirësi kalohet edhe aksi Bulqizë-Krastë, por edhe pjesa e rrugës në Qafën e Buallit që të çon drejt zonës D të minierës.

Ndërkohë, policia e qarkullimit rrugor nuk ka lejuar automjetet që transportojnë minatorët që të lëvizin pa zinxhirë.

Sipas policisë, në qarkun e Dibrës nuk ka pasur komuna të bllokuara edhe pse ka pasur reshje në dy ditët e fundit.

Top Channel