Llalla në Romë, nis konkretizimi i bashkëpunimit me Antimafian italiane

27/01/2015 00:00

Prokuroria shqiptare dhe Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane kanë nisur zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave hetimore.

Një delegacion i nivelit të lartë i Prokurorisë Shqiptare, i drejtuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, po zhvillon bisedime në Romë me prokurorin e antimafias italiane, Franco Roberti, lidhur me çështje konkrete të krimit të organizuar, si edhe të pastrimit të parave.

Mësohet se në bisedime janë shqyrtuar raste hetimore që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve në të dy anët e kufirit. Në këtë kuadër, Prokuroria Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafias së Italisë vendosën ngritjen e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.

Top Channel