Të presesh nga Greqia që të paguajë të plotë borxhin e saj gjigant, për
kryekonomistin e Syrizës është krejtësisht jorealiste. Askush nuk e
beson se borxhi grek mund të shlyhet pa kurrëfare ndihme, tha Euclid
Tsakalotos për BBC-në.

Radikalet e majte, triumfues ne zgjedhjet e pergjithshme te se dieles, kërkojne qe dorëzania 240 miliarde euroshe e Athines te rinegociohet me huadhenesit nderkombetare. Lideret e BE-se nga ana tjeter e kane paralajmeruar qeverine greke se duhet t’i permbahet angazhimeve te marra perpara kreditoreve. Por Syriza mendon ndryshe.

“Nuk kam takuar asnje ekonomist qe te kete zemer t`i thote Greqise se do t`i duhet te shlyeje te gjithe borxhin e saj. Nuk behet dot, nuk ka sesi”, tha Tsakalotos.

Mbeshtetesit e Sirizes, ashtu si dhe pjesa derrmuese e grekeve, kerkojne fundin e shkurtimeve te ashpra buxhetore. Per Tsakalotos, kreret e bllokut europian tani duhet te tregojne se jane te gatshem te bashkepunojne me partine ne pushtet.

“Kemi per te pare nje Europe te çuditshme e te rrezikshme, plot me forca te fuqishme politike centrifugale, nese ata sinjalizojne se pas kesaj  vote demokratike nuk do te jene te interesuar te diskutojne me qeverine e re. Do te ishte shenja me e fundit se kjo Europe nuk mund t` i perfshije ndryshimet demokratike dhe nuk mund te perfshije ndryshimet sociale”, tha Tsakalotos.

Tsakalotos shtoi sidoqofte se kolapsi i Eurozones per shkak te renies se Greqise, do te ishte makthi i tij me i madh.”E kemi thene qe ne fillim se Eurozona eshte ne rrezik, e kemi perseritur se euro eshte ne rrezik, por ai nuk rrezikohet nga Syriza”. Rreziku me i madh per monedhen e perbashket, – u shpreh kryekonomisti, – jane vete masat e rrepta antikrize.

Top Channel