Festë në Athinë për SYRIZA-n, mbështetësit e radikalëve të majtë mbushin rrugët

26/01/2015 00:00

Ndonëse janë publikuar vetëm rezultatat paraprake dhe Exit Poll-et nxjerrin fituese partinë e së majtës radikale ZYRIZA, në rrugët e Athinës kanë filluar festimet. Qindra grekë u mblodhën në zyrat e kësaj partie në rrugët e Athinës dhe me flamuj në duar festuan fitoren e partisë së tyre.

“Jemi shumë të lumtur me fitoren. Fakti tregoi se ata që tentuan t’i trembin grekët, tashmë i përkasin së kaluarës. E drejta triumfoi mbi frikën. SYRIZA do të qeverisë dhe gjithë grekët janë optimistë”, thotë një qytetar grek.

“Fituam! Më në fund fituam. Ishte Cipras dhe ekipi i tij që i tregoi Europës që grekët nuk mposhten. Nuk është e lehtë të qeverisim, na pret një rrugë e vështirë. Sistemi i korruptuar që trashëgojmë do të na luftojë. Por e sigurta është që grekët mposhtën Europën dhe frikën. Jam shumë optimist”, shprehet një mbështetës tjetër.

Në Athinë kanë mbërritur për të mbështetur SYRIZA-n edhe shumë shtetas të huaj. Njëri prej tyre thotë se është shumë i lumtur që SYRIZA fitoi zgjedhjet në Greqi.

“Shpresonim dhe tashmë gëzohemi që SYRIZA fitoi. Jemi të lumtur. Na u kthye shpresa. Urime Greqisë, thotë një italian.

Top Channel