Itali, përleshje në Cremona gjatë një marshimi

25/01/2015 00:00

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes protestuesve të majtë dhe forcave të rendit në Cremona të Italisë, teksa këto të fundit ndërhynë për t’u bllokuar rrugën tubuesve.

Marshimi ishte organizuar pas një sulmi ndaj aktivistëve të majtë më 18 janar, që la një person të plagosur rëndë. Për ngjarjen u fajësuan simpatizantët e krahut të djathtë.

Pas përpjekjeve për të ndaluar protestuesit, policët u goditën me gurë, bomba tymuese e raketa ndriçuese. Përgjigjja e tyre ishte gazi lotsjellës.

Përgjatë dy orëve të dhunës u thyen xhamat e një banke e u ndez një zjarr, i cili u shua megjithatë shumë shpejt.

Top Channel