Luhatjet e çmimit të naftës pas vdekjes së Abdullah

23/01/2015 00:00

Menjëherë pas lajmit për vdekjen e Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, çmimi i naftës pësoi rritje në tregun amerikan me 3.1 përqind dhe me 2.6 përqind në Londër.

Arabia Sauditë, eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, në muajin nëntor udhëhoqi vendimin e OPEC-ut për të mos ulur prodhimin, për këtë arsye çmimi i nafës ka pësuar ulje të ndjeshme, por tashmë kjo politik është vënë në dyshim  

“Vdekja e Mbretit Abdullah do të shoqërohet me një pasiguri dhe paqëndrueshmëri të çmimit të naftës në një të ardhme të afërt. Nuk do besoj se do të ketë ndryshime në politikën e Arabisë Saudite, por vdekja e Abdullah vjen në një kohë të vështirë”, ka thënë analisti Neil Beveridge.

Çmimi Brent i naftës, apo çmimi referent global, ka rënë duke arritur në një tjetër rekord të ulët prej 5 vitesh e gjysmë, duke kapur shifra nën 50 dollarë për fuçi. Një çmim i tillë nuk është parë që prej marsit të vitit 2009 dhe vjen pas rënies prej 6% që pësoi edhe gjatë së hënës.

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare, pasi vuante nga pneumonia. Ai është zëvendësuat nga i vëllai Salman, 79 vjeç.

Top Channel