Sulmi ukrainas me dronë rezulton shkatërrues, rafineria gjigante ruse detyrohet të pezullojë prodhimin
Presidentja argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner ka reaguar lidhur me ngjarjen që prej disa ditësh po trondit vendin, vrasja e prokurorit Nisman.
Përmes një letre ku shpreh bindjen se prokurori nuk është vetëvrarë, Kirchner vë në dyshim rindërtimin e ngjarjes të bërë në orët e fundit nga hetuesit mbi vdekjen e 51-vjeçarit Nisman.
“Vetëvrasja, jam e bindur, nuk është e tillë. Por bëhet fjalë për një operacion kundër qeverisë. Nuk kam prova, por dyshime. Nisman është përdorur sa ishte i gjallë dhe më pas duhej më shumë i vdekur”, thotë presidentja në letrën e saj të publikuar në Twitter.
Prokurori 51-vjeçar, që u gjet i vdekur të dielën e kaluar në apartamentin e tij, po hetonte mbi atentatin e vitit 1994 në qendrën hebraike të Buenos Airesit, që shkaktoi 85 të vdekur.
Letra e presidentes përgënjeshtron kështu versionin e parë të qeverisë, sipas të cilit bëhej fjalë për një vetëvrasje. Pas publikimit të saj ka ardhur edhe reagimi i prokurores Viviane Fein, që po heton misterin e fundit.
“Kirchner është e lirë të mendojë çfarë të dojë. Mund të mendojë se ishte një vetëvrasje, pastaj të ndryshojë mendim dhe të thotë se ishte vrasje”, ka thënë prokurorja për mediat.
“Unë i përmbahem hetimit tim dhe asaj që do të arrij të zbuloj në bashkëpunim me hetuesen që po më ndihmon”, ka shtuar Fein.
Në letrën e publikuar sot, Kirchner vlerëson gjithashtu se Nismanit i ishin dhënë “informacione false” dhe se agjentët sekretë që ai citonte në raportin e tij ishin agjentë të rremë që kishin vepruar me qëllim depistimin e ngjarjes.
Fein deklaroi të hënën se, në gjykimin e saj nuk ka pasur ndërhyrje të jashtme në vdekjen e prokurorit dhe se ai është vetëvrarë duke qëlluar veten në kokë me pistoletën e gjetur pranë kufomës së tij.
Top Channel