Shaqiri kualifikon Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë

21/01/2015 00:00

Xherdan Shaqiri ishte lojtari që zhbllokoi rezultatin dhe i hapi rrugë kualifikimit të Interit për në çerekfinale të Kupës së Italisë, në ndeshjen ku vendasit fituan 2-0 ndaj Sampdorias.

Në 45 minutat e para Interi dominoi gjithçka edhe për faktin se Sampdoria luajti më një lojtar më pak që prej minutës së 11, kur Nenad Krsticic u ndëshkua me të kuqe pas një ndërhyrje ndaj Icardi-t, i cili doli i vetëm me portierin.

Argjentinasi pati mundësinë më të mirë për të kaluar Interin në avantazh në minutën e 37, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në 45 minutat e dyta, të besuarit e Mancini-t vazhduan me lojën e tyre sulmuese dhe në minutën e 71 Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë me ekipin e tij të ri. Në fund të ndeshjes pati kohë edhe për golin e dytë, të realizuar nga Icardi, duke vulosur fitoren dhe siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA