Përvjetori i Kongresit të Lushnjës, përurohet Shtëpia Muze dhe përmendoret e nismëtarëve

21/01/2015 00:00

Në qytetin e Lushnjës është përkujtuar përvjetori i 95-të i Kongresit të
Lushnjës. Pas një jave me aktivitete te ndryshme, u inaugurua Shtepia Muze e Kongresit, si dhe tre përmendore në kuadër të këtij Kongresi.

E para ka qene shtatorja me baze shqiponjen, e cila eshte vendosur ne lulishten e qytetit perballe Shtepise Muze, me pas ne ambientet e oborrit te kesaj Shtepie jane peruruar bustet e Sulejman Delvines, kryeminister i Qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes dhe busti i Ibrahim sheh Karbunares, nje prej iniciatoreve dhe mbrojtesve te ketij Kongresi.

“Mundëm në këtë ditë të shënuar ta restauronim edhe Shtëpinë e Kongresit, i cili është simbol i bashkimit mbarëkombëtar, i dritës i harmonisë dhe për më tepër i mikpritjes së qytetarëve lushnjarë, për të gjithë delegatët e Kongresit. Pas shpalljes së Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës është ngjarja më e rëndësishme e kësaj historie”, tha ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Nga ana e tij, kreu i Bashkise Fatos Tushe u shpreh se ka akoma pune per te sjelle ne vemendjen e te gjitheve Lushnjen e Kongreseve.

“Ndihem i emocionuar, ndaj këtyre zhvillimeve në Lushnjë.Ngjarja e Kongresit po merr ato vlera të mohuara padrejtësisht”, tha Tushe.

Me pas festimet jane shperngulur ne Qendren Kulturore “Vaçe Zela”, me nje koncert festiv.

Top Channel