Jemen, pallati presidencial pushtohet nga rebelët “Houthi”

20/01/2015 00:00

Luftëtarët sunitë “Houthi” kanë hyrë në pallatin presidencial të Jemenit, pas një përplasjeje të ashpër me ruajtësit e sigurisë së ndërtesës, vetëm një ditë pas zhvillimit të disa prej betejave më të ashpra në kryeqytet ndër vite, bëjnë të ditur dëshmitarë dhe burime të sigurisë.

Gardistët në pallatin presidencial, në të cilin gjendej edhe zyra kryesore e Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi, thanë se ia kishin dorëzuar ndërtesën luftëtarëve Houthi pas përplasjeve me ta. Dëshmitarët thonë se rebelët kanë marrë edhe mjetet e blinduara që ishin në ruajtje të hyrjeve të pallatit.

Luftëtarët “Houthis” bënë të ditur gjatë së hënës se kishin luftuar me artileri të rëndë kundër ushtrisë pranë pallatit presidencial, në ato që mund të konsiderohen si betejat më intensive në Sanaa prej vitesh, duke rrethuar gjithashtu edhe rezidencën e kryeministrit.

9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 90 të tjerë janë plagosur, përpara se një armëpushim të hynte në fuqi mbrëmjen e së hënës.

Top Channel