“Nuk e di ende formacionin që do të hedhë në fushë”/ Sylvinho: Gjuha shqiptare më tingëllon e këndshme, ndërsa ajo ukrainase…
Dy ditë pasi përfundoi përgatitjen dimërore në Katar dhe Arabinë Saudite, Bayern Munchen ka marrë kritika të shumta nga politikanët gjermanë, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë sesi skuadra kampione e vendit të tyre udhëton në vende ku nuk respektohen të drejtat e njeriut.
“Futbollistët nuk duhet të bëjnë politikë, por të paktën duhet të jenë të ndërgjegjshëm për situatën e të drejtave të njeriut në shtetet ku udhëtojnë”, tha për ‘Süddeutsche Zeitung’ presidentja e Komisionit Sportiv dhe deputetja e Partisë Social Demokrate, Dagmar Freitag.
Ndeshja që ka shkaktuar pakënaqësi mes gjermanëve është miqësorja ndaj Al-Hilalit, skuadër e Arabisë Saudite, shtet ku femrat diskriminohen dhe ekzekutimet publike janë të përditshme.
Top Channel