Reagon OSHEE-ja: Klientit i është ndërprerë energjia

18/01/2015 00:00

Pas akuzave të PD-së reagoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Me anën e një deklarate, OSHEE-ja thotë se hedh poshtë akuzat e ngritura sot publikisht nga Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi.

“Sa i takon kontratës së një biznesi që i referohet në deklaratë Partia Demokratike, OSHEE-ja deklaron se kjo kontratë ka qenë pjesë e listës së debitorëve kryesore që është dërguar për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Rajoni i Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tensionit të Lartë ka bërë ndërprerjen e klientit nga nënstacioni që në datën 29 dhjetor 2014. Në datën 9 janar, klienti është verifikuar sërish dhe energjia në këtë subjekt vazhdon të jetë e ndërprerë deri në likujdimin e plotë të detyrimeve.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje Partisë Demokratike që ta lërë të rimëkëmbet kompaninë që ajo vetë rrënoi për tetë vitet e qeverisjes së saj.”

Top Channel