Bllokohet qarkullimi në aksin Tiranë-Elbasan, nis puna për heqjen e masivit të dheut në Ibë

17/01/2015 00:00

Eshtë ndërprerë qarkullimi i automjeteve në rrugen Tiranë -Elbasan, në
fshatin Ibë, për shkak të punimeve që po kryhen në këtë segment të
rrugës.

Bllokimi i qarkullimit ka filluar në orën 8:00 të ditës së shtunë dhe pritet të rifillojë në orën 20:00 të ditës së diel.Që ne oret e  para te mengjesit  makineri te renda te firmes qe ka marre përsipër ndertimin e autostradës Tirane -Elbasan kanë nisur punen per levizjen e mases shkembore dhe masivit te dheut qe ndohej ne ane te rruges.

Punonjes te firmes thone se procesi i heqjes se masivit te dheut duhet te kryhet ne kushte te larta sigurie, per shkak te rrezikshmerise qe paraqet si per  udhetaret qe perdorin kete rruge por edhe per banoret e zones. Autoriteti Kombetar i Rrugeve kishte njoftuar nje dite me pare per bllokimin e kesaj  rruge ne te dy anet e saj. Nderkohe per moslejimin e qarkullimit te automjeteve  jane angazhuar forca te policise rrugore, te cilet nuk lejojne kalimin e tyre ne te dy kahet.

Per te shkuar ne Elbasan dhe anasjelltas ne keto dy dite fundjave, drejtuesit e automjeteve duhet te frekuetojne rrugen nga Durresi. Rreth nje muaj me pare rruga Tirane – Elbasan u bllokua  pikerisht ne Ibe per shkak te rreshkitjes se dheut nga punimet qe po kryente firma per ndertimin e autostrades.Nga rreshkitja e dheut u demtuan disa shtepi si dhe u evakuuan dhjetra familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA