Lushnje, miu dëmton të mbjellat; fermerët kërkojnë ndihmë

15/01/2015 00:00

Miu i arave ka infektuar sipërfaqje të tëra bujqësore në rrethin e Lushnjes.

Më e goditur është zona në fshatin Këmishtaj. Miu ka dëmtuar të mbjellat me grurë dhe foragjere në masë.

Sipas fermerëve, ata nuk munden të luftojnë zhdukjen e kolonive, pasi puna duhet bërë e organizuar.

“I ha bimët të gjitha. Jonxhën sidomos. Nga parcela e jonxhës po kalon tek parcela e grurit dhe ne nuk po gjejmë dot medikamente”, thonë fermerët.

Sipas Drejtorit të Bujqësisë në Lushnje Agim Rrasa, për problemin është vënë në dijeni edhe Ministria e Bujqësisë.

“Sipërfaqja në rrethin tonë varion nga 5 mijë deri në 5500 hektarë. Kemi përcaktuar sipërfaqet dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Bujqësisë dhe presim çeljen e fondeve për të vepruar”, thotë Drejtori i Bujqësisë në Lushnje, Agim Rrasa.

Fermerët presin ndërhyrjen nga Ministria e Bujqësisë për të luftuar miun, në të kundërt rrezikohet gjithë prodhimi vjetor në grurë dhe foragjere.

Top Channel