Fier, këshilli vendor miraton uljen e pagave

15/01/2015 00:00

Këshilli i qarkut Fier ka votuar uljen e pagave me 10% për vetveten, masë kjo brenda buxhetit të vitit 2015, i cili është miratuar po në mbledhjen e sotme të këtij këshilli, edhe pse pati debate dhe pakënaqësi nga ana e këshilltarëve.

Sipas buxhetit të miratuar, fondi shkon në 830 milionë lekë, me një rritje prej 30 milionë lekë nga viti i shkuar, ndërsa granti qeveritar ulet me masën 70% me rreth 15% fond pagash për administratën, krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë që administra nga 58 nëpunës shkon në 21 për vitin 2016. Por mbledhja është përfshirë nga debate të forta. Kreu i komunës Frakull, Viktor Cervanaku ka akuzuar ministrin e Financave si njeri që po shkatërron administratën dhe votat e socialistëve.

Sipas tij, krahasimi më i mirë i shkatërrimit të punës në qarkun Fier nga ky ministër është fondi që i është dhënë këshillit të qarkut Fier. Në krahasim me qarkun Dibër, ku ministri është deputet e që ka përfituar 1.5 miliardë lekë, Fieri ka siguruar gjysmën e kësaj sasie.

Kreu i këshillit të qarkut, Vangjel Ndreka ka shpjeguar se fondi i pagave është 15% e buxhetit dhe kjo kuotë nuk do të lëvizë pavarësisht debateve dhe pakënaqësive.

Në fund, këshilltarët e pranishëm kanë votuar buxhetin për të cilin kundërshtuan duke miratuar një pagë me 10% më pak për administratën aktuale dhe punonjësit që ngelen në këtë këshill.

Top Channel