Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Luis Enrique doli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit që Barcelona do të luajë ndaj Elches dhe u përball me të tjera pyetje mbi Messin, me të cilin duket qartë se nuk ka një marrëdhënie të mirë. Kur u pyet nëse ylli argjentinas mund të fitonte Topin e pestë të Artë të karrierës me fanelën e Barcelonës, ai tha: “Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.”
Mbrëmja gala e Topit të Artë – “Fatkeqësisht nuk pata mundësinë ta shikoja.”
E ardhmja e Messit – “Nuk dua të ushqej polemika. Ju gazetarëve ju leverdis, mua jo.”
Largimi i mundshëm i Messit në fund të sezonit – “Jam i përqendruar në ekipin që kam këtë sezon, të shohim sa larg do të arrijmë. Nëse vetë ai ka thënë që ka dëshirë të qëndrojë këtu edhe për vitet e ardhshme, nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë çështje.”
Top Channel