Krujë, fajtorë 11 banorë që s’paguanin energjinë

12/01/2015 00:00

Njëmbëdhjetë banorë të një pallati në Krujë, të ndaluar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur fajtorë për këtë akuzë nga gjykata e këtij qyteti.

Në përfundim të procesit gjyqësor, i cili u zhvillua me gjykim të shkurtuar, gjykata dënoi me nga 24 ditë burg 6 të pandehur që ishin nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe me nga 30 ditë burg 5 të pandehurit e tjerë, që ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpie”.

Ndërkohë, për një të pandehur tjetër, gjykimi po zhvillohet me proçedurë të zakonshme.

Top Channel