Bora mbulon zonat malore, dëmtime në rrjetin elektrik

12/01/2015 00:00

Ulja e temperaturave është shoqëruar sot në zonat malore të vendit me
rikthimin e reshjeve të dëborës. Zona me më shume reshje është në qarkun
e Kukësit dhe Dibrës.

Ende asnje rruge nacionale nuk eshte bllokuar edhe per shkak se po punohet me mjetet debore pastruese per te mbajtur te hapur kalimin.

Keshtu ne Rrugen e Kombit raportohet se levizja eshte pa zinxhire dhe katër mjete dëbore pastruese kanë hapur kalimin. Gjithashtu raportohet se te hapura jane te gjithe rruget e tjera ne te cilat eshte duke u punuar me mjete.

Sipas raportimit te Shtabit te Emergjencave ne kete qark i bllokuar eshte vetem aksi qe lidh komunen Arren. Nderkohe qe serish raportohen demtime te rrjetit te energjise elektrike per shkak te rrezimit te shtyllave dhe keputjes se linjave. Per kete arsye mungoi energjia prej mbremjes se djeshme deri sot ne mengjes, ne pjesen me te madhe te qytetit te Kukesit, ne rrethin e Hasit dhe ne komunen Shtiqen.

Top Channel