Rama në “France 24”: Islami pjesë e Europës demokratike. Do ishte vetëvrasje mbyllja e dyerve të BE

11/01/2015 00:00

Në Paris ishte edhe Edi Rama dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë, që u duartrokitën gjatë kalimit të tyre.

Në një intervistë për televizionin “France 24”, ai u shpreh se “Islami është pjesë e Europës demokratike”, ndërsa tha se “tërheqja pas kësaj, nga projekti i madh europian do ishte vetëvrasje për unionin”.

***

“Këtu, Islami është pjesë e jetës, dhe kur them këtu them në Europën demokratike, në Europën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Pra me kë do ta bëjmë luftën? Kundër kujt, kundër vetes? Nëse shkojmë në këtë drejtim, do të bëjmë ekzaktësisht atë që terroristët duam që në të bëjmë. Por duhet një Europë më e fortë, duhet më shumë Europë, jo më pak Europë. Aludimi për t’u tërhequr nga projekti i madh europian dhe mbyllja e kufirit tek shtëpia e secilit, është të vetëvritesh, është fundi, jo i Europës, por është fundi i jetës së përbashkët në botën demokratike që ne njohim. Dhe është e pabesueshme që pikërisht në Francë mund të kemi këtë burim kaq pjellor të ndarjes dhe urrejtjes, që mund të vrasë edhe njerëz. Në Francë, në vendin që është zgjedhur për një arsye shumë të qartë, sepse të sulmosh Francën, s’do të thotë të sulmosh një vend dosido, do të thotë të sulmosh vlerat që Franca mëshiron për ne”, shprehet Kryeministri Rama.

Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, më duket se tani duhet të shkoni dhe të jepni intervistë edhe për kanalin anglez. Por përpara se të ikni desha t’ju pyes se ç’keni në xhepin e xhaketës suaj. Më duket se janë tre lapsa, një blu, një i bardhë dhe një i kuq.

Kryeministri Edi Rama: Po, më erdhi e natyrshme t’i vija sot kur u nisëm. Kam lapsa gjithnjë mbi tavolinën time në zyrën kryeministrore se më pëlqen të jem kah arti, jo ekonomistësh dhe jo aq politikanësh. Dhe i mora këto lapsa për të treguar solidaritet, sepse po e përsëris që ne e ndjemë këtë sulm si sulm ndaj nesh si shqiptarë. Dhe në rrugë sot, në marshim isha shumë i emocionuar dhe nuk ndihesha në pozitat e një të huaji që i vjen keq kur sheh vuajtjet e të tjerëve, por ishte edhe një vuajtje e pastër imja. Është vuajtja e një Europe që rrezikon të humbet, rrezikon të vdesë, është vuajtja e shpresës, ndaj duhet më shumë shpresë dhe jo më pak shpresë. Duhet më shumë tolerancë dhe jo më pak tolerancë.

Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, kujtoj se ju jeni Kryeministër i Shqipërisë dhe keni marrë pjesë sot në marshim pranë François Hollande dhe udhëheqësve të tjerë. Marshimin që filloi nga “Place de la République”, faleminderit që morët pjesë në studio.

Top Channel