Inter-Xhenoa, Podolski e Shaqiri janë gati

10/01/2015 00:00

Interi u përforcua në këtë merkato janari me afrimin e Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, i pari mbërritur nga Arsenali dhe i dyti nga Bajerni i Mynihut.

E ndërsa gjermani pritet ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen me Xhenoan të dielën në orën 12:30, për shqiptaro-zviceranin kjo do të jetë e vështirë.

Ish-futbollisti i Bajernit pritet të jetë në stol, e ndoshta edhe të aktivizohet për disa minuta, por më parë Mancini kërkon të sigurohet për gjendjen e tij fizike dhe t’i japë maksimumin e kohës për t’u përshtatur.

Sa i takon formacionit, ‘Mancio’ duhet të bëjë llogaritë në një sfidë kaq të vështirë pa të skualifikuarit Ranocchia, Juan Jesus dhe Kovacic, që të gjithë të ndëshkuar me kartonë në përballjen e përfunduar 1-1 me Juventusin të martën.

Top Channel