Aksion i gjerë i policisë dhe RENEA-s për arrestimin e personave në kërkim

10/01/2015 00:00

Policia e Shteti ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin për personat që janë shpallur në kërkim.

Burime të policisë thonë se është një listë me shumë emra. Këto janë planet e para në kryeqytet, ku forca të policisë dhe RENEA-s janë duke kryer kontrolle në disa pika të Tiranës.

Kamera e Top Channel ka xhiruar pranë “Stacionit të Trenit” dhe në “Rrugën 5 Maji”. Sipas burimeve zyrtare, në të gjithë vendin po operojnë aktualisht në të njëjtën kohë 31 grupe të tilla kontrolli.

Deri tani policia ka mundur të ndalojë në Tiranë 3 persona të shpallur në kërkim, ka sekuestruar lëndë narkotike dhe armë pa leje.

Aksioni do të vijojë për disa dite. Por rezultatet e ditës së parë në shkallë vendi pritet të bëhen me dije vetëm sot paradite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA