Kupa e Afrikës, triumfon Bregu i Fildishtë
09/01/2015 00:00
Pas 23 vjetësh, Bregu i Fildishtë rikthehet në fronin e Kupës së Afrikës dhe këtë e arriti pasi mundi në finale me 11-metërsha 9-8 përfaqësuesen e Ganës.
Gjithçka ka qenë e njëjtë me finalen e vitit 1992, kur 90 minutat e rregullta dhe koha shtesë përfunduan në barazim pa gola.
Edhe në atë kohë ishin 11-metërshat që vendosën fituesin e Kupës së Afrikës.
Protagonist i finales së këtij viti ishte portieri Berri i cili shënoi 11-metërshin e fundit duke i dhënë kupën e dytë Bregut të Fildishtë.
Një fitore historike kjo edhe për trajnerin Renard, i cili bëhet njëkohësisht edhe trajneri i vetëm që e fiton këtë trofe me 2 kombëtare të ndryshme.
Top Channel