Durrës, grabitet me armë zjarri një pikë bastesh sportive

09/01/2015 00:00

Një pikë bastesh sportive në zonën e plazhit në Durrës është grabitur mëngjesin e të premtes nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sektorin e njohur si “Iliria”, kur autorët nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë vjedhur gjithë xhiron e ditës, e cila nuk është konfirmuar akoma.

Mësohet se grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër për të frikësuar punonjësit e pikës, madje ia kanë drejtuar armën edhe njërit prej tyre në momentin ë hynë në lokal.

Për fat të mirë nuk ka të plagosur nga kjo gjarje dhe policia ka shoqëruar deri tani 10 persona në komisariat si të dyshuar për këtë grabitje.

Top Channel