Vlorë, përplasje me armë zjarri, 4 të plagosur

08/01/2015 00:00

Katër persona janë plagosur të mërkurën pasdite në një ngjarje që për pak përfundoi në një masakër. Policia e Vlorës u njoftua se në orën 18 e 30 minuta në një lokal të qytezës së Selenicës kishte ndodhur një përplasje dhe katër persona ishin lënduar.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet se shtetasi Gergji Kozma Bucaj, vjeç 50, banues në Selenicë, i pajisur me një armë zjarri automatik, ka shkuar në bilardon e shtetasit me iniciale G. Z., ku ndodheshin edhe shtetasit Edison Stavri Bombaj, Llambi Stavri Bombaj, Dorjan Mema dhe
Igli Jaupaj dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të mësipërm.

Në këtë moment, njëri prej tyre i ka kapur dhe hequr nga dora armën e zjarrit dhe më tej së bashku me persona të tjerë e kanë goditur me sende të forta dhe ky shtetas aktualisht ndodhet në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit kanë mbetur të dëmtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën shtetasit Edison Bombaj, Llambi Bombaj dhe Dorjan Mema.

Është shoqëruar në ambientet e policisë edhe shtetasi Sokrat Qirjo, 53 vjeç, banues në Selenicë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA