Paralajmërime të frikshme për Greqinë

07/01/2015 00:00

Sa më shumë afrohet 25 janari,dita e zgjedhjeve të parakohshme në Greqi,
aq më shumë shtohen komentet e politikanëve dhe financierëve në mediat
ndërkombëtare, për sa i përket perspektivës së ardhjes në fuqi të
Radikalëve të Majtë që kryesojnë në sondazhe.

Duke bere pyetjen:“Greqia kercenon perseri Eurozonen?”- ‘Le Monde’ shpjegon se Athines i jane dhene nga viti 2007 rreth 360 miliardë euro dhe megjithate borxhi i saj eshte rritur deri ne 360 miliardë euro keshtu qe çfaredo Qeverie te fitoje ne zgjedhje do te duhej me patjeter nje reduktim gjenial i ketij borxhi per t’u kthyer ne nje nivel te qendrueshem.

Gjithashtu kesaj here perderisa 90% te borxhit grek e kane shtete europiane dhe jo bankat, rreziku i efektit domino eshte shume me i vogel- perfundon ‘Le Monde’.

Duke ju pergjigjur ketij rreziku kreu i Liberaleve ne Parlamentin Europian, Gi Ferhofstat,deklaron se çmimi i nje dalje te mundshme te Greqise nga Eurozona do te shokonte gjithe vendet anetare pasi do t’i kushtonte rreth 80 miliardë euro Gjermanise,49 miliardë Frances,44 miliardë Italise,29 miliardë Spanjes,3 miliardë Irlandes dhe 6 miliardë Portugalise.

Nëse Greqia nuk i përmbush detyrimet e saj nuk do të marre ndihma. Parate do te shterrojne dhe grekët do të duhet të përballen ne jetën e tyre të përditshme me një monedhë të re, dhrahminë , thekson tek ‘Deutsche Welle’ nje profesor i univesitetit Ekonomik te Hamburgut- i cili shton se Greqia duhet te paguaje te pakten normat e interesit.

Nga ana tjeter nënpresidenti i Komisionit Europian Jerky Katainen ka deklaruar disa ore me pare se zerat për një largim të mundshëm të Greqisë nga eurozona janë humbje kohe dhe se pjesëmarrja në euro e nje shteti anetar është e parevokueshme.

Por britanikja “Independent” vazhdon te mbroje tezen se kthimi ne dhrahmi i Greqise eshte i pashmangeshem dhe se ky fenomen do te kete pasoja ne mbare boten. Athinen nuk mund ta ndihmoje me njeri, falimentimi do te jete e vetmja zgjidhje sepse askush nuk do t’i jape borxh dhe greket do te vuajne me shume se sapo vuajne tani.

Nderkohe e perditshmja ‘Bild’ komenton se Gjermania eshte gati per nje plan te gjendjes se jashtezakonshme akoma edhe per te ashtuquajturin ‘bank run’, domethënë per nje terheqje masive te depozitave nga greket pas dates  25 janar. Dhe ne kete rast BE duhet te kete gati nje plan per te ndihmuar bankat me miliarda euro.

Ne pergjigje te gjithe paralajmerive ogurzeza lideri i Syrizes Aleksi Tsipras ne nje interviste tek gazeta italiane ‘Corriere della Serra’ thekson: ‘Greqia ime nuk do ta demtoje Europen’. Syriza nuk eshte veten shpresa e grekeve, por misheron edhe nje ndryshim te ecurise per te gjithe Europen, e cila nuk mund te dale nga kriza pa nje ndryshim te zgjedhjeve politike te saj.

Top Channel