“Shqip” rinis me intervistën me Carcas dhe Hrisostomidhi

05/01/2015 00:00

Emisioni “Shqip” u rikthye këtë të hënë të parë të 2015 me edicionin e tij të 35, duke premtuar intervista “të herës së parë”, debate të impenjuara dhe personazhe që bëjnë diferencën…sepse i flasin ‘Shqip’ një publiku ekskluziv.

Ndalesa e parë ishte me shkrimtarin e njohur spanjoll. Havier Cercas. Ai rrëfeu karrierën e tij, librat, pikëpyetjet për letërsinë dhe të vërtetën sipas shkrimtarëve.

Për Cercas letërsia është një formë mbrojtjeje kundër sulmeve të tjetës, ndërsa ndau një sekret. “Mendoja se më bënte interesant në sytë e femrave, por nuk funksionoi”.

“Të shkruash është mënyra ime për të qenë në botë dhe asnjëherë nuk e imagjinoj jetën pa letërsinë”, shton ai.

Cercas është bërë i njohur vonë dhe për këtë ai tregon një tjetër detaj.
 
“Deri në 40 vjeç librat e mi i lexonte vetëm nëna dhe motra ime”, thotë ai, ndërsa sa i takon stilit dhe frymëzimit: “Unë shkruaj mbi gjëra që nuk i kuptoj, mbi pyetje që më parashtron realiteti”.

Një ndalesë e veçantë këtë takim të parë për këtë vit ishte edhe intervista më shkrimtarin grek, Anteo Hrisostomidhi. Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi Nobel, çmimi më i vlerësuar për shkrimtarët.
 
 “Logjika e Nobelit? Herë-herë e marrin njerëz të shquar, që e meritojnë, herë-herë për të panjohurit, për t’i zbuluar ata”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA