Pas shkatërrimit pak ditë më parë të një ndërtese shumkatëshe buzë Liqenit të Pogradecit, INUK ka vijuar sërish aksionin në zonën e Hudenishtit.

Forcat e INUK-ut të shoqëruara nga efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur që në orët e para të së hënës punën për prishjen e objekteve pa leje, të cilat gjenden përgjatë vijës liqenore në zonën e Komunës Hudenisht.

Mësohet se ky operacion do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe në të do të përfshihen mjete të ndryshme. INUK ka nisur hapjen e vrimave për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt gjashtkatësh, ndërkohë që do të jenë tre ose katër godina të tilla që do të shëmben me shpërthim të kontrolluar.

Sipas planit të punës së INUK në zonë janë rreth 20 objekte që do të prishen, një dhe disa katëshe.

Top Channel