Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, një pjesë ende me fjalime para Kryeministrisë
Reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë shkaktuar telashe të mëdha për banorët e fshatit Gjegjan të Kukësit.
Prej dhjetë ditësh ata janë të izoluar nga bllokimi i rrugës kryesore që lidh fshatin me qytetin.
Të gjitha shtëpitë e fshatit aktualisht nuk kanë asnjë mundësi lëvizje edhe përkundër kërkesave të shumta të drejtuara në adresë të pushtetit lokal për hapjen e rrugës.
Ata thonë se përveç bllokimit të rrugës kanë probleme edhe dhe me emergjencat shëndetësore dhe ujin e pijshëm.
Gjatë këtyre ditëve vetë banorët janë përpjekur të zhbllokojnë rrugët, por duket se nuk ja kanë dalë të bëjnë asgjë.
Top Channel