Ulja e temperaturave në mënyre të ndjeshme deri në 16 gradë nën zero në Qarkun e Dibrës ka sjellë prezencën e akullit në shumë rrugë  rurale në rrethin e Peshkopisë dhe Bulqizës.

Kështu në aksin rrugor Bulqizeë-Kraste, Ura e Çerenecit-Librazhd lëvizet me zinxhir dhe me shumë vështirësi pasi këto rrugë janë të mbuluara me akull. Me zinxhir lëvizet edhe në akset Ura e Çerenecit-Ostren i Madh, Ostren i Vogël – Bulqizë, Peshkopi- Kala e Dodës, Luzni-Sllovë, Selishtë e Arras.

Situatë e vështirë prej pranisë së akullit në rrugë ka dhe aksi rrugor Qafë e Buallit që të çon për tek minierat e  zonës D, ku përveç akullit në rrugë është edhe terreni i vështirë.

Policia e qarkullimit rrugor nuk ka lejuar që të lëvizë asnjë automjet pa zinxhir. Trashësia e dëborës varion të jetë në  qytet 30 cm dhe 60 cm në fshatra të komunave si të rrethit Peshkopi ashtu dhe në rrethin e Bulqizës.

Edhe pse në disa komuna rrugët janë hapur, makinat kalojnë me shumë vështirësi dhe vetë banorët detyrohen të derdhin skorje në rrugë për të nxjerrë makinat e bllokuara.

Të bllokuar ngelen disa fshatra të Komunës Kala e Dodës, Luzni, Selisht, Arras, Sllovë në rrethin e Peshkopisë dhe fshatra të Komunës Ostren, Zerqan dhe Martanesh në rrethin e Bulqizës.

Në rrethin e Matit ka fshatra të bllokuar në kKomunen Xibër dhe Maçukëll. Situatë mjaft e rënduar vazhdon të jetë edhe për shkak të ndërprejes së energjisë elektrike në disa zona të Peshkopisë dhe Bulqizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA