Një banesë është shkrumbuar nga flakët në lagjen Apollonia në Fier. Shkak mendohet të jetë bërë një pajisje elektrike e harruar ndezur nga të zotët e shtëpisë.

Këta të fundit ishin larguar nga banesa për të festuar tek disa të afërm të tyre. Zjarrfikset janë njoftuar nga fqinjët, por ndërhyrja vetëm sa shmangu përhapjen e flakeve në apartamentet e tjerë.

Gjithçka brenda apartamentit të familjes Hamataj është djegur plotësisht.

Policia dhe zjarrfiksat po hetojnë për shkaqet e zjarrit.

Top Channel